Pipero: Uji i detit dhe pishinave nuk transmeton Covid-19 | Lajme - News

2020-05-27 15

Temperaturat e larta të këtij muaji kanë bërë që shumë qytetarë t?u drejtohen plazheve apo dhe pishinave. Por ato mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ në fuqi edhe pse ekspertët thonë se këto ambiente nuk përbëjnë asnjë rrezik. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero sqaron se virusi e ka të pamundur të jetojë në ujin e detit.

?Përdorimi i detit nuk sjell rrezik të shtuar për shkak të Covid-19. Uji i detit është mëse i sigurtë. Ekspozimi në ujin e detit që përmban jodin, kripën, banjon e dellit gjithashtu përmirëson imunitetin e njeriut dhe ndihmojnë në përballimin e të gjitha sëmundjeve infektive?.

Për të gjithë ata që frekuentojnë pishinat, mjeku Pellumb Pipero thotë se nëse zbatohet protokolli shëndetësor dhe ai i kushteve higjieno-sanitare, as ato nuk përbëjnë rrezik për Covid-19.

?Sipas meje, duhet të frekuentohen. Nuk ka pengesë për t?u frekuentuar. Njësoj si uji i detit dhe uji i pishinave nuk është transmetues i Covid-19. Duhet doemos të zbatohen protokollet të cilat reduktojnë numrin e frekuentuesve. Duhet të merren masa për dezinfektimin?.

Sipas ekspertëve gjithsesi qytetarët duhet të tregojnë kujdes me larjen e duarve dhe fytyrës kur dalin nga deti apo pishinat, si dhe në rastet kur prekin objekte te tjera.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/